Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Në një lidhje të re? Ja çfarë thotë Heidi Baci jetën personale

Në një lidhje të re? Ja çfarë thotë Heidi Baci

Moderatorja e njohur, Heidi Baci ka folur për herë të parë për jetën personale pas daljes nga BBV3 dhe lidhjes që pati me Romeo Veshajn. Heidi ishte në një intervistë me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin.

Ronaldo i bëri dy pyetje edhe në lidhje me jetën e saj personale:

Ronaldo: Nëse të pyesim sot për statusin tënd, ke një përgjigje?

Heidi: Ç’është e vërteta nuk kam, nuk kam një përgjigje.

Ronaldo: Nëse të pyesim a je e lumtur, je e lumtur?

Heidi: Sot po, jam mirë. jam mirë me veten time, me punën, familja është mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi, Deni mirë, unë do jem gjithmonë e lumtur. Pastaj është Zoti që përcakton riskun tonë./K.C/dritare.net