Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

17-vjeçari u vetëvra pas drekës së Pashkëve. I kishte thënë shokëve se do të shtegtonte te Zoti

17-vjeçari u vetëvra pas drekës së Pashkëve. I kishte

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me 17-vjeçarin që i dha fund jetës një ditë më parë në Gjirokastër. Sipas informacioneve për Report Tv bëhet me dije se Vehip Peçi nxënës i gjimnazit Siri Shapllo e ka paralajmëruar vdekjen e tij.

Pasi është takuar për herë të fundit me nënën dhe dy motrat pas drekës së e Pashkës i riu u ngjit në katin e dytë banesës ku jetonte dhe aty ka kryer vetëvarjen. Adoleshenti u gjet nga familjarët pasi ra në sy mungesa përreth një orë.

Këtë akt të rëndë i riu mësohet se e kishte paralajmëruar kohë më parë duke u thënë shokëve të tij të klasës se do të shtegtonte tek Zoti më 20 prill, ditën e Pashkës, por shokët asnjëherë nuk i morën seriozisht fjalët e Vehip Peçit.

Sipas burimeve 17-vjeçari kishte shkruar në anglisht vdekjen e tij, por kjo ngelet për t'u vërtetuar nga OPGJ.

Pas vdekjes së të riut fshati ku jetonte e ka pllakosur heshtja ndërsa janë hapur dyert e mortit.

Personat që e kanë njohur thonë se 17-vjecari ishte një nxënës me rezultate të mira në shkollë ndërsa ndiqte dy kurse atë të Informatikës dhe Anglishtes.

Viktima jetonte me mamanë dhe dy motrat e vogla 10 dhe 3 vjeç, kurse babai punon marinar në flotën tregtare të Danimarkës.

Raportohet se ky i fundit pasi ka marrë vesh për vdekjen e të birit ka tentuar vetëhidhej në det për t'u mbytur pasi ishte në lundrim në brigjet e Skocisë.

Sa i përket anës financiare familja është në gjendje të mirë. Një i afërm jashtë kameras pranoi se Vehipi bullizohej në shkollë ndërsa banoret thonë se janë një familje e shkëlqyer dhe këtë ndodhi askush se priste.

Ndërkohë burime zyrtare nga Zyra Vendore Arsimore në Gjirokastër thanë se nuk ka të dhëna për bullizëm në gjimnazin “Siri Shapllo”.

“Shkakun që e çuan 17-vjecarin Veip Peçi drejt vetëvrasjes, duhet ta zbardhë policia dhe prokuroria. Punonjësi social dhe nëndrejtori i shkollës kanë dhënë deklarimet e tyre në polici mbrëmjen e së dielës dhe presim që ngjarja të zbardhet sa më shpejt”, theksuan ata.
Pyetjes nëse kanë lidhje të dy ngjarjet( rasti i Irsa Muços), theksohet se “në rastin e vetëvrasjes së Irsa Muçollarit shkak nuk ka qenë bullizmi.

“Për ne këto janë ngjarje janë të dhimbshme dhe shumë të vështira për tu menaxhuar sepse situata me nxënësit e mësuesit e shkollës është e rënduar”, thanë drejtuesit e Arsimit.
Teksa policia vijon me hetimet kujtojmë se ky është rasti i tretë adoleshentëve që i japin fund jetës në Gjirokastër në tre muajt e fundit duke u kthyer në një këmbanë alarmi për sistemin arsimor dhe marrëdhëniet prind-fëmijë./shqiptarja.com