
Rama takim me bizneset e turizmit në Përmet, batuta me Kumbaron: Ndaj them unë që gratë urdhërojnë
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama takoi sot operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra që ai e konsideron si shembullin më kuptimplotë se takime të tilla nuk ndodhin më vetëm në bregdet, por në pole të reja të zhvillimit të qëndrueshëm e turizmit gjithëvjetor siç është Parku Kombëtar i Lumit Vjosa.
“Janë një sërë gjërash që besoj se do na çojnë edhe më parë dhe do krijojnë kushte më të mira nga pikëpamja psikologjike për bizneset, më pak burokraci”, tha Rama.
Ndërsa Rama erdhi drejt fundit të fjalës së tij, ministrja Mirela Kumbaro i kujtoi se do duhet që të ceknin edhe investimet e reja infrastrukturore për zonën. Koment ky që Rama nuk e kaloi pa batutë.
“Kur them unë që gratë urdhërojnë… lum burrat që e kuptojnë dhe e pranojnë këtë gjë, ata që nuk e pranojnë e kanë më keq se edhe urdhërohen edhe stresohen”, tha Rama./K.C/dritare.net

















