
Foli për fotot nudo, Rama iu përgjigjet kritikëve: Nuk ishin fëmijë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikëve një ditë pasi në një takim me votuesit për herë të parë përmendi edhe historinë e fotos së tij nudo në një plazh në Francë, që iu publikua kur po garonte asokohe si kryebashkiak i Tiranës. Kritikave se foli për foto nudo para fëmijëve, Rama iu përgjigj se e para ato foto në Google janë të mbuluara, e dyta theksoi se ata nuk ishin fëmijë.
Kryesocialisti tha se foto u publikuan nga këto zhabulanët që sot bëjnë moralistin dhe tregojnë se ca është familja.
“Merrte njëri pyeste sondazhistin e Trump, i thoshte ca ndodhte na Amerikë po të dilte presidenti dhe t’i thonte fëmijëve hapini në Google fotot e mua nudo. Domethënë, unë sipas tyre në takimin me votuesit për herë të parë, që po tregoja një histori me Pandi Majkon dhe ishte ai episodi i nxjerrjes së fotove nudo nga këto zhabulanët që bëjnë moralistin dhe na tregojnë edhe se ca është familja. Përmenda që janë në Google. E para në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata. E treta, po mirë mo si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral, kur këta çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, shqiptarëve se ca nuk duhet të thotë njeriu, me akuza, me shpifje, me sharje ekstreme, zi nga të katërta anët”, tha Rama./l.F-dritare.net

















