Rama reagon pas fyerjeve të Ilir Vrenozit: Ja çfarë kënete është PD-ja
Dritare.net

Korçari i famshëm i TikTok-ut, Ilir Vrenozi u takua sot me kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe foli në mitingun që ky i fundit mbajti në Korçë. Në fjalimin e tij, Vrenozi sulmoi kryeministrin Edi Rama me fjalë fyese. Kryeministri Rama iu përgjigj pak çaste më parë Vrenozit dhe Berishës përmes një postimi në Facebook. Ja çfarë shkruan Rama!
"Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës.
Po ju si mendoni?", shkruan Rama./K.C/dritare.net