
Fotolajm/ Burrat e Gjirokastrës janë 100% me gratë
E Martë 22 Prill 2025, 22:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro ishin sot në Gjirokastër, në disa takime të njëpasnjëshme. Rama dhe Kumbaro takuan gratë dhe vajzat e Gjirokastrës, ku përcollën mesazhe të forta dhe kërkuan votën e tyre për PS-në në zgjedhjet e 11 majit.
Në takim mori vëmendje një banderolë, e vendosur në mbi murin e një ndërtuese në sheshin “Çerçiz Topulli”.
“Burrat e Gjirokastrës janë 100% me gratë”, thuhet në banderolën që e ka shpërndarë në Facebook edhe ministrja Kumbaro, ndërsa shkruan:
“Edhe unë jam dakord me burrat e Gjirokastrës!”/K.C/dritare.net

















