
Të votosh kënetën je politikisht autik/ Rama: Kërkoj ndjesë, përdora termin e gabuar
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë me një video në rrjetet sociale, pasi gjatë një takimi në Gjirokastër, përdori termin "autik", në aspektin politik, për njerëzit që i shkojnë pas Sali Berishës.
"Nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëz ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politikë dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë.
Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyr që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria. Që e kam thënë në më shumë se një rast do jetë pjesë e projektbuxhetit të 2026, ndërsa lehaqenieve që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzojë çdo energji timin që ti japim mësimin e merituar për të gjitha prapësit e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi’, tha Rama./K.C/dritare.net

















