Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë është vdekja. Shënimet e fundit të Papa Françeskut!

Çfarë është vdekja. Shënimet e fundit të Papa

Ansa

Vdekja nuk është fundi i gjithçkaje, por fillimi i diçkaje. Është një fillim i ri, sepse nis jeta e përjetshme. Dhe pikërisht për këtë është një fillim i ri, sepse do të përjetojmë diçka që nuk e kemi përjetuar kurrë plotësisht: përjetësinë.

Kjo është ajo që Papa Françesku shkruante mbi jetën dhe vdekjen, shkruan dritare.net, në një tekst që doli për herë të parë, një ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

“Nuk duhet të kemi frikë as nga pleqëria. Nuk duhet të kemi frikë të përqafojmë pleqërinë. Pleqëria është përvojë, mençuri, dituri, aftësi dalluese, mendim, dëgjim, ngadalësi. Vlerat që na duhen dëshpërimisht! Është e vërtetë, ne plakemi, por ky nuk është problem. Problemi është se si ne plakemi.

Unë kam theksuar vazhdimisht se roli i gjyshërve është i një rëndësie thelbësore për zhvillimin e ekuilibruar të të rinjve dhe në fund të fundit për një shoqëri më paqësore. Sepse shembulli i tyre, fjalët e tyre, mençuria e tyre mund të rrënjosin tek më të rinjtë vlerat e së shkuarës dhe ruajtja e tyre në të ardhmen.

Në furinë e shoqërive tona, shpesh të përkushtuara ndaj shijes kalimtare dhe jo të qëndrueshme, mençuria e gjyshërve bëhet një fener që ndriçon, ndriçon pasigurinë dhe u jep drejtim nipërve dhe mbesave që mund të nxjerrin nga përvoja e tyre diçka më shumë se përditshmëria e tyre”./L.F-dritare.net