Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin Kalaja

Mesazhi që la Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajtën homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike më 6 tetor, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Në homazhe mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, si dhe Ministri i Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e gjyqtarit Kalaja në sistemin gjyqësor.

Kreu i qeverisë në librin e ngushëllimeve shkruan se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për vetë shtetin.

"Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjjthnjë. Edi Rama", ka shkruar Rama./L.F-dritare.net