
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio, pritet të ekstradohet të mërkurën nga Dubai drejt Shqipërisë, pas rreth tre muajsh ndalimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ekstradimi i tij po realizohet në bashkëpunim me Interpolin, ndërsa autoritetet shqiptare kanë përfunduar procedurat përkatëse për ta sjellë në vend.
Kleviol Ahmeti ishte ndaluar më parë në Dubai pas një urdhër-arresti të lëshuar nga drejtësia shqiptare. Ai është personazh i njohur për publikun përmes rrjeteve sociale dhe përfshirjes në disa përplasje publike me artistë të tjerë të muzikës rap në Shqipëri.
Pritet që pas mbërritjes në Tiranë, reperi të merret në pyetje nga autoritetet dhe të njihet me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Deri më tani, institucionet përkatëse nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi detajet e çështjes./K.C/dritare.net

















