Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Mësimi që vjen nga kafshët!

Mësimi që vjen nga kafshët!

Një ekip studiuesish kreu një eksperiment për të parë nëse qentë e racës Greyhound mund të arrinin shpejtësinë e një gepardi. Kur kafazet u hapën, shkencëtarët u habitën kur panë se gepardi nuk lëvizte fare.

Pastaj ata e pyetën koordinatorin e garës pse gepardi nuk kishte lëvizur. Përgjigja e tij ishte kjo:

"Ndonjëherë përpjekja për të vërtetuar se je më i miri është një fyerje për vetëvlerësimin tënd."

Nuk ke pse të ulesh në nivelin e të tjerëve për të demonstruar aftësitë dhe cilësitë e tua.

Është më mirë të kursesh energjinë tënde për projekte më të vlefshme dhe kuptimplote. Një gepard përdor shpejtësinë e tij për të gjuajtur, jo për t'u treguar qenve se është më i shpejtë dhe më i fortë.

"Mos e humb kohën dhe energjinë tënde duke provuar vlerën tënde për njerëz që thjesht nuk kanë aftësinë ta vlerësojnë vlerën tënde.”/dritare.net