
Tom Cruise dhe Ana de Armas do e bëjnë dasmën në hapësirë!
Dritare.net
Tom Cruise dhe Ana de Armas, dy nga yjet më të njohur të Hollywood-it, po mendojnë të martohen në mënyrën më të çmendur dhe më spektakolare të mundshme, në hapësirë!
Sipas mediave ndërkombëtare, aktorët janë në bisedime për ta zhvilluar ceremoninë e tyre martesore jashtë orbitës tokësore, duke bërë histori si çifti i parë që thotë “po” mbi Tokë.
Burime të afërta me çiftin tregojnë se Cruise dhe de Armas duan të organizojnë një ngjarje madhështore dhe unike, diçka që askush nuk e ka provuar më parë. Krahas idesë së dasmës në hapësirë, ata thuhet se po shqyrtojnë edhe opsione të tjera ekstreme, si një ceremoni nën ujë apo gjatë një hedhjeje me parashutë.
Lajmi ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat i kanë krahasuar planet e çiftit me skenat e filmave “Mission: Impossible” dhe “John Wick”, duke e quajtur këtë “dasma më e rrezikshme dhe më epike ndonjëherë”.
Megjithatë, deri më tani as Tom Cruise dhe as Ana de Armas nuk e kanë konfirmuar publikisht lajmin. Deri atëherë, mbetet për t’u parë nëse ky çift do të bëjë realitet martesën e parë në historinë e njerëzimit që zhvillohet në hapësirë./K.C/dritare.ner

















