Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali! Firmosen 16 marrëveshje! Meloni: Ditë historike!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali. Bashkë me Ramën ndodhen edhe 10 ministra, dhe u firmosën 16 marrëveshja të reja.
Kreu i qeverisë e cilësoi më herët takimin e përbashkët si të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
“Një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t'i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor”, shkruan Rama.
Pas shkëmbimit të marrëveshjeve mes ministrave të 2 qeverive, Rama dhe Meloni zhvilluannjëkonferëncë të përbashkët për shtyp. Meloni e cilësoi historike ditën e sotme.
"Ne folëm për shumë çështje, pjesë e bashkëpunimit dypalësh. Edhe sot folëm për çështje me karakter politik dhe zhvillimet e arritura në disa drejtime dhe iniciativa ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe çështjen e gazit dhe luftën në Ukrainë. Kjo është vetëm një nga fazat e shumta që nisin nga miqësia jonë e gjatë dhe e sinqertë. Janë marrëveshje dhe mirëkuptime që e bëjnë bashkëpunimin tonë edhe më të qëndrueshëm — nga siguria te financat. Dua të falënderoj Kryeministrin Rama, ministrat dhe ambasadorët që kanë punuar për këtë ditë historike.",- tha Meloni.
Të pranishëm janë: zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; ministrja e Jashtme Elisa Spiropali; i Drejtësisë Besfort Lamallari; ajo e Brendshme Albana Koçiu; i Mbrojtjes Pirro Vengu; e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Evis Sala; e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj; i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja; i Mjedisit Sofjan Jaupaj; dhe Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Së pari, do takohen dy kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni, për të vijuar më pas me mbledhjen e përbashkët. Rreth orës 14:00 pritet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe memorandumeve në fusha si: mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastruktura.
Ministritë që do nënshkruajnë marrëveshjet janë ajo e Brendshme, e Mbrojtjes, e Shëndetësisë, e Jashtme (një marrëveshje për cybersecurity), dhe e Infrastrukturës dhe Energjisë (marrëveshje financimi për rrjetin elektrik të veriut).
Italia ka zhvilluar dhe të tjera mbledhje të përbashkëta me vende anëtare të BE-së, por është e para herë që do të ulet në një tryezë të përbashkët me një shtet janë Unionit.