Video/ Aksident në rrethrrotullimin e Novoselës, mjeti përfundon në kanal, plagosen 5 të rinj
E Mërkurë 12 Nëntor 2025, 21:09
Dritare.net

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në rrethrrotullimin e Novoselës në Vlorë, ku një mjet ka përfunduar në kanal.
Një automjet tip "Mercedes Benz" me 5 persona ka qënë duke udhëtuar nga fshati Akërni për në Vlorë, nuk ka marrë dot kthesën dhe ka përfunduar në kanal.
Dy zjarrëfikse si dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendgjarje që kanë berë të mundur nxjerrjen e pesë të rinjve nga makina dhe shoqërimin e tyre drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore./dritare.net
View this post on Instagram