
Këtë të enjte, më 13 nëntor, u zhvillua në Romë samiti i parë ndërqeveritar mes Shqipërisë dhe Italisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, si dhe rreth 20 ministra nga të dyja qeveritë.
Në këtë samit, u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike, duke nisur nga, shëndetësia, energjia, siguria, arsimi/ inovacionin dhe luftën kundër trafikut të drogës.
Po ashtu në konferencën Rama–Meloni në Romë u fol edhe për dokumentarin që Dritare TV po realizon mbi një ngjarje të harruar nga historia, e cila meriton të rikthehet në dritën e vlerave. Si i shpëtoi Shqipëria 25 mijë italianë nga vdekja e sigurt prej nazistëve në vitin 1943! Kryeministrja Meloni e cilësoi këtë ngjarje si një faqe të jashtëzakonshme historie dhe marrëdhëniesh që meriton të kujtohet dhe vlerësohet.
Ajo konfirmoi se tashmë ekzistojnë projekte për përkujtimin e këtij akti dhe siguroi se Italia do të bëjë pjesën e saj për t'i mbështetur./dritare.net