Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Rregullorja e re do t'i japë fund abuzimeve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Rregullorja e re do

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Ai tha se zaptimi i hapësirave publike kishte ardhur në një pikë ku ishte e nevojshme që të veprohej.

Rama theksoi se Bashkia e Tiranës është duke projektuar rregulloren e përgjithshme për hapësirat publike, e cila do të përcaktojë qartë deri ku do të jetë njësia e shërbimit dhe hapësira e qytetarit.

‘Kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. Për këtë ne kemi angazhuar arkitektët që punojnë në Shqipëri sepse nuk janë pak dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjitha cepat dhe këndet. Bashkia e Tiranës po përfundon rregullon e përgjithshme për hapësirat publike që do të përcaktojë qartë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe ca i takon qytetarit. Në të gjitha rastet është qytetari që ecën prioritet, nëna që ecën me fëmijën, sepse ishte bërë familja që ecte në rresht për një, ishte babai, nëna, fëmijët sepse nuk kalonin dot dyshe.

Kjo është një çështje që do të jetë një përpjekje shtyhu njëri dhe tjetri, po implementimi do të duhet që të ndiqet sepse nuk është kaq e thjesht. Gjëja do të përmirësohet hap pas hapi.

Ne kishim një Tiranë ku ndërtonte kushdo dhe ndërtohej kudo. Njëri fenomeni ishte ai i ndërtimit të përkohshëm dhe hekura dhe dërrsa dhe fenomeni tjetër i shkeljeve të lejeve, marrin leje dhe pastaj shtojnë metra të tjera. Dhe ne po përballemi me të dyja këto. Pas kësaj mund të ketë tek tuk ndonjë rast, por jo më fenomen të tillë.

Jemi duke goditur paligjshmërinë në zonën matanë Tegut dhe kemi për të falur asnjë metër katrorë, do të konfiskojmë vila, do bëhen kopshte, çerdhe dhe qendra shëndetësore. Asnjë metër katror mbi atë që i takon me ligj’, tha ai./dritare.net