Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit, t'i japë mundësinë të bëjë detyrën

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn. Ai tha se gjykata kushtetuese duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t'i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.

‘Kemi edhe buxhetin e bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër.

Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit.

Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu.

Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit', tha ai./dritare.net