Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rio, djali nga India që punon çoban te Ferma Sotira në Kolonjë

Rio, djali nga India që punon çoban te Ferma Sotira në

Ferma Sotira në Kolonjë, e njohur për aktivitetin e saj të agroturizmit dhe mikpritjen karakteristike, ka mirëpritur kohët e fundit një anëtar të ri në ekipin e saj – Rio-n, një djalë nga India që punon si çoban.

Rio ka ardhur në Shqipëri përmes një agjencie rekrutimi dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme në fermë. Me përkushtim e dashuri për kafshët, ai kujdeset për tufën e bagëtive, ndërsa është fituar edhe simpatinë e qeneve, të kolegëve dhe të familjes që drejton fermën.

Bashkëpunëtorët e Ferma Sotira shprehen se prania e Rio-s ka sjellë pozitivitet dhe energji të mirë në kolektiv. “Ai është i qetë, punëtor dhe i dashur me të gjithë – njerëzit dhe kafshët njësoj”, thonë ata me mirënjohje.

Ferma Sotira, e njohur për natyrën e bukur që e rrethon dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të zhvilluar turizmin rural në Kolonjë, vazhdon të jetë një shembull i bashkëjetesës harmonike mes njerëzve, kulturave dhe natyrës. Dhe Rio është tashmë pjesë e kësaj historie të bukur./dritare.net