Marrëveshja për emigrantët, Meloni: Revolucionare! Rama: Nuk pendohem, do e bëja 100 herë me Italinë
Dritare.net

Pas mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Itali, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp. Një nga çështjet ishte marrëveshja për emigrantët mes dy palëve. Meloni theksoi se kjo nismë është revolucionare dhe janë disa vende të tjera që po përpiqen të bëjnë të njëjtin protokoll.
“Ka disa vende europiane që prej kohësh përpiqen të bëjnë të njëjtën nismë, në të njëjtin protokoll. Të gjithë e kuptojnë që një nismë e këtij lloji është revolucionare sa i përket menaxhimit të flukseve migratore”, tha Meloni.
Sipas saj, marrëveshja do të funksionojë kur të futet një lojë marrëveshja e re për azilin. Qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.
“Qendrat do funksionojnë një soj siç do duhej të kishin funksionuar që në krye”, tha Meloni sipas të cilës nuk është përgjegjësi e saj që u vonua prej dy vitesh.
Ndërsa Rama nga ana tjetër u pyet nëse është penduar dhe a do ta firmoste të njëjtën marrëveshje me një vend tjetër. Kreu i qeverisë shqiptare përsëriti se jo vetëm që nuk është penduar, por për Italinë do ta bënte 100 herë të njëjtën marrëveshje. Për vendet e tjera theksoi se nuk do ta bënte kurrë. Arsyeja? Nuk janë Italia.
“Atëherë ju më pyesni nëse jam penduar, por nëse nuk jeni penduar që bëni ju prej dy vjetësh që bëni të njëjtën pyetje si mund të pendohem unë që kam bërë edhe 100 gjëra të tjera së bashku me kryeministren tuaj. Nuk di të them se çfarë do të kuptojnë ata që do të ndjekin kronikën e përgatitur nga ju. Këtu u fol për shumë projekte të përbashkëta. Nuk janë projekte që i rrinë vetëm Shqipërisë. Janë projekte që u rrinë shumë mirë edhe italianëve.
Projekti i intekonjeksionit nënujor po vijon më tej dhe kjo do të thotë që në një kohë të arsyeshme mund të shohin italianët rezultatet në faturat e tyre elektrike. Ne po punojmë që kompanitë italiane të investojnë më shumë dhe të kenë më shumë sa i takon shpërndarjes së punonjësve të tyre. I rri shumë mirë Italisë nëse bashkëpunon me ne në fushën e mbrojtjes sepse në radhë të parë nuk mund të mos thoni se pse duhet të blejmë armatime nga amerikanët, por duhet të themi si Italia vepron në këtë fushë duke ndihmuar Shqipërinë dhe vendet e tjera duke bërë ekonomi për veten. Jo të njëjtat pyetje, të njëjtën pyetje.
Pastaj më thoni nëse do kisha bërë të njëjtën gjë duke u kthyer pas? Unë këtë e kam thënë që në krye, me Italinë do e bëja 100 herë, edhe pse 100 herë ju do vazhdonit të ishit kundër. Me vendet e tjera kurrë. Këtë ua kam thënë edhe vendeve të tjera, kur më pyesin pse u them se ju nuk jeni Italia dhe ky është një problem. Këto vende nuk janë Italia. Respektohen. Admirohen për ato që janë, por nuk mund t’i kërkojnë Shqipërisë çfarë t’u kalojë në mendje. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi gjithmonë gati për t’u përgjigjur po sepse ndihemi pjesë përbërëse e këtij vendi”, tha Rama./dritare.net