Na ndiqni edhe në

Bota

Putin i sëmurë? Video e presidentit rus që po trazon rrjetin

Putin i sëmurë? Video e presidentit rus që po trazon rrjetin

Paraqitja e fundit publike e presidentit rus Vladimir Putin ka ringjallur spekulimet rreth shëndetit të tij, pasi përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë në dukje dorën e tij të ënjtur.

Një video virale, tregonte dorën e djathtë të udhëheqësit 73-vjeçar të rrudhur dhe me vena të fryra, si dhe Putin dukej duke shtrënguar duart kur u takua me 22-vjeçaren Yekaterina Leshchinskaya. Dyshohet se Putini vuan nga një problem neurologjik ose i qarkullimit të gjakut. Disa përdorues madje i krahasojnë simptomat e tij me sëmundjen e Parkinsonit.

Kjo nuk është hera e parë që dora e Putinit merr vëmendje. Disa muaj pasi filloi lufta Rusi-Ukrainë, dora e djathtë e presidentit rus u pa me njolla të zeza misterioze gjatë një vizite ushtarake, duke shkaktuar shqetësime.

Jo vetëm Putini, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përball me spekulime të ngjashme. Kremlini nuk është përgjigjur ndaj spekulimeve të fundit rreth shëndetit të Putinit./dritare.net