Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si u ndalua rrëmbimi i anijes 'Mujo Ulqinaku'! Heroizmi i Spiro Kotes

Si u ndalua rrëmbimi i anijes 'Mujo Ulqinaku'! Heroizmi i Spiro

Në qershor të vitit 1947, vetëm disa muaj pas tragjedisë së Korfuzit u shkrua një tjetër kapitull dramatik i lidhur me këtë ngjarje. Tentativa për rrëmbimin e motovedetës 'Mujo Ulqinaku'.

Kjo histori, e cila frymëzoi filmin e famshëm 'Dueli i heshtur', kishte në qendër marinarin e ri Spiro Kote. Tre persona, mes tyre kapiteni me përvojë i anijes, Vlash Bushi, tentuan ta merrnin anijen dhe të arratiseshin drejt Italisë. Qëllimi i tyre ishte të shkonin në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar mbi atë që dinin për minimin e kanalit.

Por plani i tyre u prish nga Spiro Kote, një marinar i thjeshtë 19-vjeçar që ishte roje në atë moment, rrëfeu Artur Meçollari, ish-ushtarak, në Dekalog, Dritare TV.

Duke kuptuar qëllimin e tyre, Kote refuzoi të bashkëpunonte. I përballur me një situatë jetë a vdekje, ai përdori armën e fshehur dhe i vrau të tre rrëmbyesit, duke e kthyer anijen në portin e Durrësit.

Sipas Artur Meçollarit, veprimi i Kotes nuk ishte thjesht ideologjik; ishte akti i një të riu që, përballë arratisjes së detyruar, mendoi për pasojat shkatërruese që do të kishte ky veprim për familjen e tij, veçanërisht për nënën që e kishte të vetme në Tiranë.

Ky akt e shndërroi atë në një hero kombëtar, por pas tij fshihej një dramë thellësisht njerëzore./dritare.net