Rudina Xhunga pyet Melonin: Kur do të vlerësohen shqiptarët që ndihmuan ushtarët italianë në 43’
Dritare.net

Gazetarja Rudina Xhunga është kthyer pas në kohë duke u ndalur në shpëtimin ushtarëve italianë, pas kapitullimit të Italisë në shtator 43'. Ajo pyeti kryeministren Giorgia Meloni nëse ka ardhur koha që akt humanizmi të kujtohet dhe vlerësohet.
Meloni e vlerësoi këtë episod si një dëshmi të jashtëzakonshme miqësie mes dy popujve dhe theksoi se ekzistojnë projekte që po ecin përpara për ta kujtuar dhe nderuar këtë histori. Ajo u shpreh se Italia do të japë kontributin e saj për ta bërë të njohur këtë akt solidariteti dhe sakrifice njerëzore.
Pyetja: Në shtator të 43 mijëra ushtarë italiane të humbur nëpër Shqipëri u shpëtuan nga shqiptarët të cilët i fshehën, i mbrojtën nga nazistët. Mendoni se ka ardhur kjo faqe humanizmi të kujtohet dhe vlerësohet sot?
Meloni: E cekëm këtë. Më duket se janë disa projekte të cilat po përparojnë në këtë kuptim dhe kërkuan gatishmërinë tonë dhe sigurisht do të bëjmë çna takon sepse kjo është një faqe e jashtëzakonshme e historisë dhe marrëdhënies.
Tregon këtë afërsi që ne jemi përpjekur ta sjellim përmes dokumentave. Do të ishte një nga shprehjet më të bukura që është miqësia, dashuria, gatishmëria për të sakrifikuar veten për tjetrin, për të rrezikuar veten për tjetrin. Kjo gjë e meriton dhe nëse do kërkohet gatishmëria jonë dhe këto projekte funksionojnë më së miri ne jemi pro.
Rama: Ne jemi krenarë për dy çaste shumë të rëndësishëm të historinë sonë, njëri është mëse i njohur për të gjithë shqiptarët, por jo për të gjithë miqtë, që është shpëtimi i hebrenjve gjatë lutës së dytë botërore, kohë kur Shqipëria e mbaroi luftën me më shumë hebrenjë se sa e gfilloi atë, ku nuk ka asnjë të dhënë të njohur për një person të vetëm me identitetit hebre i cili tu jetë dorëzuar nazistëve.
Por një tjetër pjesë e historisë së atyre viteve ka të bëjë me ushtarët italianë që mbetën në Shqipëri kur mbërritën nazistët. Ishin 25 mijë u shpëtuan nga shqiptarët. Italianët nuk janë parë kurrë dhe as krahasuar si armiq të mirëfilltë. Është i vërtetë fakti që në kohën e kepitullimit, të gjithë ushtarët u shpëtuan nga shqiptarët./dritare.net
