Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Në konferencën Rama-Meloni në Romë flitet per dokumentarin e Dritare TV!

Në konferencën Rama-Meloni në Romë flitet per dokumentarin e

Në konferencën Rama–Meloni në Romë flitet për dokumentarin që Dritare TV po realizon mbi një ngjarje të harruar nga historia, e cila meriton të rikthehet në dritën e vlerave. Si i shpëtoi Shqipëria 25 mijë italianë nga vdekja e sigurt prej nazistëve në vitin 1943! Kryeministrja Meloni e cilësoi këtë ngjarje si një faqe të jashtëzakonshme historie dhe marrëdhëniesh që meriton të kujtohet dhe vlerësohet. Ajo konfirmoi se tashmë ekzistojnë projekte për përkujtimin e këtij akti dhe siguroi se Italia do të bëjë pjesën e saj për t'i mbështetur.

"Kjo histori tregon në mënyrën më të thellë dhe me shprehjen më të bukur se çfarë është miqësia, afeksioni dhe gatishmëria për t'u sakrifikuar për tjetrin," deklaroi Meloni.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama e thelloi më tej rrëfimin, duke e vendosur këtë ngjarje përkrah një tjetër momenti krenarie kombëtare, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rama theksoi se shqiptarët kurrë nuk i panë ushtarët italianë si armiq të vërtetë dhe, në momentin e kapitullimit, ata u shpëtuan të gjithë.

Ai zbuloi një lidhje të jashtëzakonshme historike që bashkon fatet e dy popujve.

Një oficer i lartë italian, i vdekur në Shqipëri gjatë asaj periudhe dhe i varrosur me nderimet më të larta nga shqiptarët, la pas një djalë. Dhjetëra vite më vonë, në vitin 1991, pikërisht i biri i tij, gjithashtu oficer në ushtrinë italiane, u bë një figurë kyçe në organizimin e "Misionit Pelikani", operacioni masiv humanitar që Italia ndërmori për të ndihmuar Shqipërinë në një moment tejet të vështirë pas rënies së komunizmit.

Kjo histori, sipas Ramës, dëshmon një cikël solidariteti që i kalon kufijtë e kohës. Ai shprehu shpresën që së shpejti të realizohet një film për këtë ngjarje dhe të shfaqet në Parlamentin italian, si një dëshmi e fortë e lidhjes unike mes dy kombeve./dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)