Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mandati i Dumanit përfundon në dhjetor, sot afati i fundit për të aplikuar për kreun e ri të SPAK

Mandati i Dumanit përfundon në dhjetor, sot afati i fundit për

Sot është dita e fundit e afatit për aplikimet për drejtimin e SPAK-ut, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit më 18 dhjetor. Deri tani ka aplikuar prokurori Elvin Gogaj, ndërsa pritet që gjatë ditës të dorëzojnë kandidaturat edhe Adnand Xholi, Doloreza Musanelliu dhe Klodian Braho.

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të SPAK për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kandidatët do të vlerësohen mbi bazën e eksperiencës në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, aftësive drejtuese, vizionit për institucionin dhe imazhit profesional.

Pas mbylljes së afatit, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës brenda 10 ditëve do të verifikojë kushtet dhe do të paraqesë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për miratim në mbledhjen plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Votimi për drejtuesin e ri të SPAK do të jetë i hapur dhe nominal, dhe fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Në rast barazie, Këshilli do të zhvillojë një votim të dytë mes kandidatëve me vota të barabarta./L.F-dritare.net