
Mandati 4/ Rama: 200 shkolla të reja, paga mesatare e mësuesit nga 950 euro do shkojë 1250 euro!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama premton gjatë mandatit të 4 edhe 200 shkolla të reja, ndërsa tha se deri më tani janë ndërtuar 450 shkolla të reja. Paga mesatare e mësuesit synohet që të shkojë nga 950 euro në 1250 euro.
“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.
Kur ne morëm detyrën, tekste falas kishte zero. Të gjithë prindërit i blinin librat e fëmijëve dhe nuk po hyj këtu se ç' lloj librash blinin, një xhungël. Sot prej vitesh, 238 mijë nxënës i marrin tekstet e shkollës falas.
Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian. Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t'i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, tha Rama./E.P-dritare.net

















