Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush e shkatërroi shkollën e policisë. Flet ish-drejtori Bajram Yzeiraj!

Kush e shkatërroi shkollën e policisë. Flet ish-drejtori Bajram

Pro. Asc. Bajram Yzeiraj, një nga figurat më të shquara të Policisë së Shtetit, vjen në një rrëfim në studion e Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Zoti Yzeiraj flet për 50 vitet e tij të karrierës, të cilat i ka përmbledhur në një libër të titulluar “Një jetë me Policinë e Shtetit!”
Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga zoti Yzeiraj flet për shkatërrimin e shkollës së lartë për policinë, veprim që e cilëson ndër më të rëndit në goditjen ndaj krijimit të një shteti të sigurt dhe demokratik. Zoti Yzeiraj e vë theksin te rëndësia e jashtëzakonshme që ka Akademisë së Policisë në standardet e larta të krijimit të një efektivi shtetëror. Për një periudhë 10-vjeçare nga 2004-2014 policëve u mjaftonte thjeshtë një kurs për të marrë detyrën, ndërsa Akademia nuk prodhoi kuadro me arsim të lartë.
Zoti Yzeiraj tha se Akademia u vu sërish në funksion pas vitit 2013 me insistimin e kryeministrit Edi Rama.


“Detyra ime e parë në polici është në Kukës, në laboratorin e kriminalistikës. 25 vjet nga karriera ime unë i kam në arsimor policor. Shkoja në funksione drejtuese në polici, në bazë apo në qendër, kam qenë në Kukës, Shkodër dhe në Tiranë, drejtues i Policisë, pjesën tjetër drejtues në ministri dhe gjithë kohën në akademi mësimdhënie apo edhe në drejtimin e Akademisë.
Jam munduar të ngre shkollën e lartë, për të ndryshuar standardet dhe cilësinë e saj, për ta akredituar dhe për ta bërë si të gjitha shkollat homologe.
Për fat të keq vendimmarrjet politike dhe vizioni i dobët bëri që kjo shkollë të mos funksionojë.
Në praktikën botërore ekzistojnë të dyja modelet e arsimit policor, me sistem kursesh, siç është ai anglo-sankskon dhe ai evropian që e përfshin arsimin policor në arsimin publik. Që do të thotë specialistë sipas niveleve të policisë, niveli zbatues, drejtues dhe strategjik.
Unë i ndërtova të tre llojet e programeve dhe e vumë në rrugë të mbarë por kërkohej mbështetje. Duke ndërruar ekipet e qeverisjes dhe ekipet drejtuese në ministri dhe polici, duke qenë pa vizion, i vunë shkelmin dhe e prishën.
Ishte një 10 vjeçar që akademia nuk prodhoi kuadro me arsim të lartë por prodhoi me kurse. Bëhet fjalë për vitet 2004 deri në 2014 kur u bë ligji i ri i policisë dhe insistimi i kryeministrit Edi Rama dhe përkushtimi i tij,
Rama tha se nuk do të vazhdojmë më me kurse plepash. Oficerët e policisë duhet të jenë me arsim të lartë si të gjithë specialistët e tjerë.”/L.F-dritare.net