
Kujdes grekët në Shqipëri: Letra e Mehdi Frashërit për italianët!
Dritare.net

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Dekalog në Dritare TV, Edison Çelo, stërnip i Mehdi Frashërit, rikthen në vëmendje një pjesë të rëndësishme historike të periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Ai zbulon letrën që Mehdi Frashëri i kishte drejtuar italianëve në prill të vitit 1917, në të cilën kërkonte ndihmën e tyre për të parandaluar agresionin grek në territorin shqiptar.
Çelo shpjegon se në atë periudhë të vështirë për Shqipërinë, kur elita politike ishte e përçarë dhe vendi ishte në një vakum pushteti, Mehdi Frashëri kërkonte nga Italia të ndërhynte për të mbrojtur integritetin territorial shqiptar, duke i paralajmëruar italianët për rreziqet e agresionit grek.
Në fjalën e tij, Edison Çelo përmend edhe rolin e Mehdi Frashërit në rezistencën shqiptare kundër pushtimit italian në vitin 1939, kur ai u përpoq të mobilizonte një rezistencë të organizuar kundër forcave pushtuese, pavarësisht nga rreziqet që kjo përfshinte, duke u përballur me internimin dhe izolimin në Romë.
Letra e Mehdi Frashërit është një dokument historik ku ai i drejtohet qeverisë italiane me një analizë të thellë për situatën në Shqipëri dhe këshilla të qarta për mënyrën se si Italia duhet të veprojë për të mos shkaktuar kaos dhe për të mbrojtur stabilitetin politik të vendit, duke synuar krijimin e një administrate shqiptare edhe gjatë pushtimit.
Edison Çelo thekson se, pavarësisht vështirësive dhe interesave të ndryshme politike, kjo letër mbetet një dëshmi e rëndësishme e përpjekjeve për të ruajtur sovranitetin shqiptar në një periudhë shumë të vështirë historike./E.P-dritare.net

















