Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryepeshkopi Joan Pelushi: Lutem për forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë

Kryepeshkopi Joan Pelushi: Lutem për forcë e urtësi për

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Në fjalën e tij ai u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës është nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.

“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit.

Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.

Kryepeshkopi Joan Pelushi: Lutem për forcë e urtësi për

Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, Perëndia dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi i tij ka qenë dashuria dhe respekti për çdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë.

T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.

Kryepeshkopi Joan Pelushi: Lutem për forcë e urtësi për

Çdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për t'u mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqendrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.

Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time t'i shërbej grigjës që më ka besuar perëndia, do të përpiqem të jem i gatshëm për t’i dëgjuar dhe këshilluar me klerikët e laikët, e për vizitat në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht të shenjtë.

Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinodit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë.”, tha Fortlumturia e tij Joani./L.F-dritare.net