
Komisioneri Varhelyi flet pas sulmit ndaj shefes së OMN:Kam besim te stafi im, reforma në drejtësi nuk ndalet nga presionet!
Dritare.net
Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, kundrejt shefes së OMN-së, Genoveva Calavera e cila sipas tij ka telefonuar Komisionin e Venecias për t'i kërkuar të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, ka reaguar ashpër Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi. Ky i fundit i ka cilësuar akuzst të pabaza. Përmes 2 postimeve në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, ai ka theksuar se reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqtarëve janë të pakthyeshme, pavarësisht presionit.
Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë tek stafi im dhe i qëndroj pranë Drejtores për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë.
Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të nxirret nga shinat apo të ngadalësohet, pavarësisht presionit”, ka shkruar ai./M.M-dritare.net

















