
Kili prezanton certifikatat e imunitetit edhe pse OBSH ka paralajmëruar se rrisin përhapjen e Covid-19
E Hënë 27 Prill 2020, 10:10
Dritare.net
Qeveria e Kilit ka thënë se do të ecë përpara me një plan të diskutueshëm për lëshimin e certifikatave të imunitetit për njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi.
Dokumentet do t’u jepen njerëzve për t’i lejuar ata të kthehen në punë, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Paula Daza, informon dritare.net.
Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë këto certifikate mund të përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit, sepse nuk ka asnjë provë që njerëzit që shërohen të jenë imunë ndaj një infeksioni të dytë.
Kili ka raportuar 189 vdekje nga koronavirusi dhe më shumë se 13,000 raste të konfirmuara, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins./E.B-dritare.net

















