
27 mijë punonjës rikthehen në punë, hapet blloku i dytë i bizneseve
Dritare.net
Nga sot, nis faza e re e lehtësimit të masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.
Pas hapjes së bllokut të dytë të bizneseve, sot janë rikthyer në punë rreth 27 mijë punonjës dhe të gjitha qytetet është zgjatur fasha orare e lëvizjes për këmbësorët, nga 90 minuta në 120 minuta. Gjithashtu qytetarët do mund të lëvizin me taksi, duke ndjekur rregullat e përcaktuara.
Ndërkohë në zonat e gjelbërta, lehtësimet janë më të mëdha. Pensionistët mund të dalin deri nga ora 06:00 deri në orën 08:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjerënga ora 09:00 deri në orën 17:00. Për qytetarët që kanë autorizim punë, lëvijza është e pakufizuar.
Përsa u përket mjeteve në zonat e gjelbërta, do mund të lëvizin nga ora 09:30-17:30, pa autorizim dhe me vetëm një pasagjer.
Në zonat me rrezik të lartë, makinat private do të vijojnë të qarkullojne me autorizim dhe në dy fashe orare, 05:30-08:00 dhe nga ora 16:00-17:30./E.B-dritare.net

















