Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të renditura pa dorashka nga CNN!

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

Nga Rob Picheta, CNN

A të pëlqeu konklava papale për politikën e saj, për kapelat ekstravagante dhe për fokusin e përgjithshëm në paqe dhe dashuri, por mendon: “Në vend që të zgjedhin një papa, më mirë do të doja që kardinalët të vishnin kostume me lëkurë ghepardi dhe të kërcenin në mënyrë sensuale mbi një top stërvitjeje për të fituar votën time?”

Atëherë të lutim që ta kthesh vëmendjen te Bazeli në Zvicër, ku tymi me ngjyra ylberi konfirmon rikthimin e Festivalit të Këngës Eurovizion, pas një mungese prej 12 muajsh që dukej shumë e gjatë.

Eurovizioni është i ashpër, konkurrues dhe gjithnjë polemik. Është qesharak, siç do të dëshmonin fansat me eksperiencë. Por është edhe plot zemër dhe një skenë e talentit të jashtëzakonshëm. Dhe zgjat shumë. Shumë gjatë. Njëzet e gjashtë vende do të garojnë në një finale katër orëshe, që është një nga ngjarjet kryesore në kalendarin kulturor të komunitetit LGBTQ+.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

Nuk do të mund të të kërkojmë që ta kuptosh gjithçka vetë. Prandaj, raporteri yt i guximshëm, që mbulon Eurovizionin për të shtatin vit radhazi, ka krijuar këtë renditje plotësisht subjektive të çdo artisti që do të performojë në finale. Dhe kemi ndihmë nga fituesi i vitit të kaluar, Nemo, që fitoi medaljen e artë me pop-operën inovative “The Code.”

Fusha e këtij viti është plot me seks, energji, seks, balada emocionale dhe përsëri seks. “Është një vit shumë i zjarrtë,” vë në dukje Nemo. “E dua këtë për të gjithë artistët.”

Le të fillojmë:

26. Armenia: PARG, “Survivor”
Nëse Imagine Dragons janë për ty rock i guximshëm, PARG do të të duket paksa i mërzitshëm. Gjatë performancës ai qëndron kryesisht pa këmisha në një tapis rrotullues, mw ngjyra, por edhe në mënyrë dramatike, në bardh e zi. Ai është teknikisht një burrë shumë i bukur, por ka diçka të çuditshme, si krijim i inteligjencës artificiale, në pamjen e tij. Kënga është e keqe, për më tepër.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

25. San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”
San Marino ka vetëm 33,000 banorë, dhe shumë prej të rriturve mund të jenë thirrur në ushtri. Por zakonisht ky shtet kërkon ndihmë nga fqinjët italianë. “Ne ndajmë shumë art dhe kulturë,” thotë italiani Gabry Ponte, për CNN.
Kujtoni hitin shumë të njohur dhe të pashmangshëm të vitit 1998, “Blue (Da Ba Dee)”? Ky është ai! Ponte, dikur pjesë e Eiffel 65, rikthehet 27 vjet më vonë me “Tutta L’Italia,” që flet për “Spageti, verë, Atin tonë dhe Mona Lizën.”

24. Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
Sërish britanikët kanë shpresë, pavarësisht refuzimeve të mëparshme. Ata kanë talent vokal, por kënga është e tmerrshme. Skenografia është e mërzitshme dhe refreni i ndryshimit të ritmit të lodh shpejt.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

Tematikisht është si e ngecur në vitin 2013, duke folur për një festë si këngët e para për pasojat e festës nga Kesha dhe Katy Perry. Por koha ka ndryshuar dhe ky material duket i vjetëruar. Kjo këngë është një kopje e lehtë e së kaluarës dhe nuk respekton fansat e Eurovizionit. Katastrofa për Britaninë po afrohet, edhe nëse ata nuk e dinë.

23. Portugalia: Napa, “Deslocado”
Asnjë zgjedhje nuk kalon pa polemika sot, dhe suksesi i Portugalisë në gjysmëfinale habiti shumë fansa. Kënga është e këndshme, por asgjë në skenografi nuk e ngrit atë në një nivel më të lartë.

22. Lituania: Katarsis, “Tavo Akys”
“Bazat e gjithçkaje kanë filluar të kalben,” thotë vokalisti i Katarsis. “Sytë e tu shohin dhimbjen.” Është melankolike dhe pak e mërzitshme. Ai duket i angazhuar emocionalisht, por nëse Eurovizioni është një festë, ky është artisti me të cilin nuk dëshiron të bisedosh gjatë eventit.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

21. Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”
Gjermania nuk do të fitojë Eurovizionin, por fitojnë çmimin e CNN-së për tekstin më të keq. “Unë qëlloj vrima në natë; yjet bien dhe bien në çatinë time,” këndojnë vëllai dhe motra, Abor & Tynna. “Siluetat me gëlqere në trotuar; një skenë krimi mes nesh, si në ‘CSI’.” Muzikisht është një këngë e mirë, por performanca live nuk e ndihmob.

20. Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
Problemet më të mëdha për organizatorët lidhen sërish me pjesëmarrjen e Izraelit, e kundërshtuar nga një pjesë e fansave për shkak të luftës kundër Hamasit në Gaza. Yuval Raphael i mbijetoi sulmit të grupit militant në festivalin Nova më 7 tetor dhe tani do të këndojë në një arenë ku do të valviten flamuj palestinezë, pas ndryshimit të rregullave nga Bashkimi Evropian i Transmetuesve; organizatorët shpresojnë që performanca të kalojë pa incidente. Kjo është balada e dytë izraelite me referenca të nënkuptuara ndaj sulmeve të Hamasit, por nga ana muzikore është më e dobëta.

19. Spanjë: Melody, “Esa Diva”
Grupi i quajtur Big Five – Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia – kalojnë automatikisht në finale falë kontributeve financiare në EBU. Por nëse paratë mund të blejnë akses, nuk garantojnë pikë. Skenografia e Melody është e shkëlqyer dhe kënga është një kaos i nxehtë dhe i çrregullt (në kuptimin pozitiv), por është e vështirë të shohësh se juria apo televotuesit do të kënaqen. Diva humb.

18. Islandë: VÆB, “Róa”
Dyshja futuristike e popit të zërit VÆB sjell energji, ndoshta shumë energji dhe producentët do t’i përdorin për të zgjuar shikuesit nga gjumi i baladave. Por përdorimi i tyre mbaron aty.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

17. Norvegji: Kyle Alessandro, “Lighter”
Kyle Alessandro, 19 vjeç, është një këngëtar energjik. Por tekstet duken sikur janë përkthyer nëpërmjet Google Translate 16 herë, që është një arritje, duke pasur parasysh se këndon në anglisht.

16. Poloni: Justyna Steczkowska, “GAJA”
Justyna Steczkowska kthehet në Eurovizion 30 vjet pas përfaqësimit të parë të Polonisë dhe performanca e saj është magjepsëse; ajo lundron mbi skenë, bën lëvizje të vështira dhe madje pretendon të luaj violinë. Por vokalisht është paksa e zhurmshme.

15. Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
Dy trende shumë pozitive duken në fushën e Eurovizionit këtë vit: erotizmi i përmendur më parë dhe numri i madh i këngëve në gjuhë dhe kultura kombëtare. Më pak këngë janë në anglisht këtë vit; baladat monotone me metafora të lodhshme janë ende, por më të rralla. Në vend të tyre, marrim gjëra interesante si kjo: një grup etno-pop me gjashtë gra frymëzuar nga përrallat që bashkon imazhet e folklorit leton me këndime eterike dhe një koreografi të stërvitur. Është guximtare dhe për ta thënë sinqerisht nuk do t’i pëlqejë të gjithëve. Por është pikërisht ajo që duhet të jetë Eurovizion.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

14. Greqia: Klavdia, “Asteromáta”
Një baladë e ngulitur në mendje për peshën emocionale të shpërnguljes, që kërkon disa dëgjime për t’u vlerësuar si duhet. Është ambicioze dhe personale, dhe vokalet e Klavdias janë të nivelit të lartë.

13. Holanda: Claude, “C’est La Vie”
Nëse Claude arrin të ngjitet në skenë, ai tashmë e ka kaluar paraqitjen e hollandezit të vitit të kaluar, Joost, i cili u përjashtua pak para shfaqjes pas një përplasjeje, detajet e së cilës mbeten mister. Ndërrimi midis anglishtes dhe frëngjishtes është pak si një lëvizje e hapur për juritë, por refreni është shumë tërheqës dhe këndohet shkëlqyeshëm.

12. Ukraina: Ziferblat, “Bird of Pray”
Ukraina shkëlqen në Eurovizion si askush tjetër. Kjo këngë është guximtare – ndoshta është paraqitja më e vështirë për t’u përcaktuar muzikisht. Kostumet janë glam rock të pastër, madje edhe më tepër “campy”; meloditë lëvizin në mënyrë të paparashikueshme dhe nuk përfundojnë kurrë aty ku do të pritej. Një shije që merret me kohë, por Nemo e pëlqen: “Një nga këngët më interesante muzikisht. shumë guximtare, të forta, por të bukura.”

11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
“Jo stresso, jo stresso, nuk ka nevojë të jesh depresso,” na thotë Tommy Cash me një lehtësi irrituese në një spektakël me gjeste që karikaturizon kulturën italiane të kafesë. Kënga shkaktoi një incident të shkurtër diplomatik, siç ndodh shpesh me Eurovizionin, pasi disa në Itali u ndien të ofenduar nga stereotipet e lehta të paraqitura. Por Tommy thotë se ajo që dëgjon është “kryesisht dashuri” dhe se rreth “0.2%” e italianëve ndihen të ofenduar (pa sqaruar metodologjinë). “Unë kurrë nuk jam depresso,” i tha ai CNN-it. Por pranoi se “ndonjëherë, mund të marrësh stresso.” Nuk do të doni ta pëlqeni këtë këngë, por ndoshta do t’ju pëlqejë.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të
10. Malta: Miriana Conte, “Serving”
Kënga u quajt fillimisht “Kant”. Dhe EBU, duket se nuk është fanse e teorisë së filozofit gjerman për idealizmin transcendental e detyroi të ndryshojë emrin. Lexuesit e brezit Z do të kuptojnë fjalën “serving” që Miriana Conte aludon dhe ajo ia del mbanë, duke marshuar në skenë me një vetëbesim të zjarrtë femërore dhe duke bërë akrobaci vokale, impresionuese, të ngjashme me Ariana Granden.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

9. Danimarka: Sissal, “Hallucination”
Ëndrra e gjatë e Danimarkës ka marrë fund. Mungesa më e gjatë në finale (nuk kanë kaluar që prej 2019-s) u mbyll nga një baladë fantastike, epike dhe shkrumbuese që meriton më shumë dashuri sesa po merr. Është e mirë për t’u dëgjuar me kufje, por më e mirë në live, përcjell dritare.net

8. Suedia: KAJ, “Bara Bada Bastu”
Suedia është një fuqi e përhershme në Eurovizion; këtë vit, përfaqësohet nga një grup prej tre finlandezësh. “Do të shkojmë në sauna, sauna, ta avullojmë,” këndojnë KAJ në një skenë gjigante saune. Dhe kjo nuk është lojë, këta djem e duan vërtet saunën. “Është shumë e mirë për shëndetin mendor, shëndetin fizik, është një mënyrë e mirë për të takuar miq,” i tha Jakob Norrgård CNN-it. “Unë jam pjesë e një komuniteti saune,” shtoi Axel Åhman. “Takon të gjitha llojet e njerëzve.”

Kjo këngë është e preferuara dhe është mbështetur nga presidenti i Finlandës gjë që është paksa e sikletshme, pasi vendi ka konkurrentin e vet.
Të paktën ka një mesazh serioz për shëndetin publik. “Të gjithë janë të mirëpritur në saunën tonë. Mund të rrimë aty për orë të tëra, po të ishte një garë,” thotë Norrgård, para se t’i ndryshojë tërësisht tonin në serioz. “Por kurrë nuk duhet të garosh në sauna. Është një ide e keqe.”

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të
7. Luksemburgu: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
Një këngë kërcyese, argëtuese dhe shumë e nënvlerësuar që sjell një kthesë në klasik. Kjo këngë nga Laura Thorn (me titull në anglisht “Doll Turns Up The Sound”) është një përgjigje lozonjare ndaj fitueses së Luksemburgut në Eurovizion në 1965, “Wax doll, rag doll,” duke marrë përsipër fuqinë që mungonte në tekstet që Franca Gall solli gjashtë dekada më parë. Do të ishte një krim nëse kjo këngë nuk do të dilte mirë.

6. Italia: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
Nëse Lucio Corsi do të përfaqësonte një vend më pak chic, do të mendonim se ka abuzuar me krem dielli gjatë verës zvicerane. Por ai është italian, kështu që jemi më të prirur të mendojmë se pamja e tij është një përkujtim i një klovni Pierrot në pantomimë, si gjatë epokës “Ashes to Ashes” të David Bowie-t. Gjithsesi, është një këngë e bukur, që luan me temat e maskulinitetit dhe imazhit personal, dhe është kënga e preferuar e Nemo-s. “Është shumë e nënvlerësuar nuk e kuptoj pse njerëzit nuk e kanë kapur ende,” i tha ai CNN-it. “Më prek shumë.”

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

5. Franca: Louane, “Maman”
Djalli punon fort, por publicistët e Eurovizion punojnë edhe më fort. Sipas biografisë që u është shpërndarë mediave, mësojmë se Louane “nuk konsiderohet vetëm një artiste: Ajo është quajtur një urë midis personalës dhe universalës.”
Çfarë ka rëndësi është që Franca ka gjetur edhe një herë një perlë, me një baladë prekëse kushtuar nënës së ndjerë të Louane. Kombi ka flirtuar me sukses në Eurovizion me këngë të fundit si “Voilà,” “Mon amour,” “J’ai cherché” dhe “Mercy” . Kjo mund t’i tejkalojë të gjitha.

4. Zvicra: Zoë Më, “Voyage”
Vendet zakonisht nuk fitojnë dy herë radhazi, gjë që është turp, sepse kjo këngë është mahnitëse. Një baladë e butë nga një yll i lindur në Basel , e kënduar bukur dhe e xhiruar kinematografikisht, kjo do të dallohet mes konkurentëve të saj kaotikë. “Baza e ‘Voyage’ është përhapja e mirësisë,” i thotë Zoë Më CNN-it. “Unë vërtet besoj në këtë këngë.” “Është shumë emocionuese,” shton Nemo.

3. Finlanda: Erika Vikman, “Ich Komme”
Nëse titulli i këngës “Ich Komme” që në gjermanisht do të thotë “Po vij” nuk tregon qartë temat që trajtohen këtu, Erika është gati për ta shpjeguar. “Kënga është fjalë për fjalë për një orgazmë,” i thotë Vikman CNN-it. Çfarë po fusin në ujin e Basel-it?
Fuqi, seksualitet, fuqizim dhe shprehje femërore eksplorohen në këtë këngë të nxehtë dhe energjike. Një mikrofon i madh që lëshon flakë e thekson mesazhin.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të
2. Austria: JJ, “Wasted Love”
JJ, i trajnuar në mënyrë klasike, ka një zë operistik mahnitës dhe kënga i shfrytëzon ato forca, duke kulmuar në një kakofoni të vërtetë emocionuese. “Kisha një vit mjaft të vështirë dhe doja të shkruaja për përvojën time personale me dashurinë e kotë, të pavlerësuar,” na thotë ai. Është kënga më e mirë në garë. Por ja ku qëndron problemi: Eurovizioni e urren edhe vetëm një shije të imitimimit dhe kjo këngë është shumë e ngjashme me “The Code.” Mund të fitojë gjithsesi, por fituesit rrallëherë duken kaq të njëjtë. Nemo, nga ana e tij, është diplomat: “Mendoj se është një gjë shumë e bukur që artistët e Eurovision vazhdojnë të frymëzojnë njëri-tjetrin.”

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të

1. Shqipëria: Shkodra Elektronike, “Zjerm”
Një zotëri xhentëlmen pa flokë dhe një këngëtare që duket se ka provuar ndonjë kult, dy formojnë çiftin më të pazakontë të Eurovizionit. Ata këndojnë për një oazë: “Nuk ka ambulancë në rrugë, askush nuk të flet me arrogancë”, të pavetëdijshëm për festat e të rinjve britanikë që prishin qetësinë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.

Nga zhgënjimi te magjia. 26 këngët e Eurovizionit, të
Dhe ata duhet të jenë fansa të mëdhenj të Eurovizionit, apo jo? “Jo, aspak,” thotë Beatriçe Gjergji për CNN-in. “Nuk është lloji ynë i muzikës.”
Sinqerisht, kjo indiferencë e tyre është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër të ngjashme me këtë performancë dhe ata po marrin vëmendjen e merituar nga fansat për shkak të saj. “Nëse beson në muzikën që do, ndoshta diçka mund të ndodhë,” thotë Gjergji.