Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama dhe Macron te Piramida. Ja marrëveshja që nënshkruan!

Rama dhe Macron te Piramida. Ja marrëveshja që nënshkruan!

Mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez Emmanuel Macron vizituan Piramidën e Tiranës, ku u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunimin në fushën e inovacionit midis Shqipërisë dhe Francës.

Në ambientet e modernizuara të Piramidës, të shndërruara në një qendër teknologjike, dy liderët u takuan me studentë dhe staf të shkollës prestigjioze franceze të kodimit, “Ecole 42”. Ata diskutuan mbi rëndësinë e arsimit digjital dhe mundësitë që ofron ky projekt për të rinjtë shqiptarë.

Në përmbyllje të vizitës, u nënshkrua një marrëveshje e re bashkëpunimi, “Plani i Veprimit për Inovacionin”, nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, dhe Ministrja e Deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë. Ky plan synon forcimin e lidhjeve në fushat e teknologjisë, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjatë vizitës, Presidenti Macron theksoi angazhimin e Francës për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë nëpërmjet investimeve në teknologji dhe edukim. Ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe në avancimin e Shqipërisë drejt integrimit më të thellë në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e Francës dhe theksoi rëndësinë e investimeve në arsim dhe teknologji për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Ai shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe për të avancuar në rrugën e integrimit evropian.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës, duke u fokusuar në fushat e teknologjisë dhe arsimit. Inaugurimi i “Ecole 42” në Tiranë është një hap pozitiv drejt modernizimit të sistemit arsimor dhe ofrimit të mundësive të reja për të rinjtë shqiptarë./K.C/dritare.net