Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama habitet nga fjalët e sipërmarrëses: Do të të jap medalje, je e para që thua s’dua mbështetje!

Rama habitet nga fjalët e sipërmarrëses: Do të të jap

Gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd–Prrenjas, kryeministri Edi Rama ndaloi për të bashkëbiseduar me banorët e zonës dhe për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Një sipërmarrëse lokale, që administron një bujtinë familjare, ngriti problemin e zgjerimit të biznesit, duke thënë se përpjekjet e saj po pengohen me argumentin se objekti ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Shebenikut, edhe pse sipas saj është larg kufijve të parkut.

“Do të të jap medalje se je shqiptari i parë që njoh unë dhe thotë nuk dua mbështetje. Të të jap një medalje për këtë punë se nuk e kisha takuar shqiptarin e parë që thotë s’dua mbështetje. Po pyesja veten pse je ulur vetëm, por s’do asnjë mbështetje. Aplikimin direkt te Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen”, ia ktheu kryeministri./K.C/dritare.bet