
A po zhvendoset koronavirusi në Lindje të Mesme!
Dritare.net
Disa vende në Lindje të Mesme kanë konfirmuar rritje të ndjeshme të numrit të rasteve, dhe vdekjeve me koronavirusin e ri, COVID-19.
Arabia Saudite ka konfirmuar se numri i vdekjeve në vend ka arritur në 139, me nëntë vdekje të reja në 24 orët e fundit. Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është 17.522, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 2.357.
Në Kuvajt numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 3.075. Autoritetet shëndetësore njoftojnë për një viktimë tjetër nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend është rritur në 20.
Në Oman po ashtu është rritur numri i rasteve të koronavirusit në 1.998, prej të cilëve deri më tani 333 janë shëruar.
Libani ka raportuar se ka gjithsej 707, me 24 viktima, ndërsa ai i pacientëve të shëruar në 145.
Edhe Maroku raportoi rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara në 4.047 dhe numrin e vdekjeve në 160.
Emiratet e Bashkuar Arabe kanë raportuar 76 të vdekur, dhe 10 349 të prekur.
Bahreini raportoi se numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 2.620, ndërsa numri i të shëruarve në 1.186.
Katari ka raportuar 10 227 të prekur me 10 viktima.
Në Iran janë raportuar 90,481 raste, me 5,710 viktima.
Në Irak ka 1,820 raste me 87 viktima./ I.M-Dritare.net

















