Jeta dhe vdekja tragjike e John Eyers, 42-vjeçari që refuzoi vaksinën!
Dritare.net
Ishte një nga ato mbrëmjet e rralla verore, gati magjike. Ishte mjaftueshëm ngrohtë për t'u ulur jashtë me një bluzë, duke dëgjuar cicërimat e zogjve, po aq ngrohtë për të qëndruar jashtë deri vonë, duke shijuar ushqim të mirë, tepër ngrohtë për të mos vënë re se ra nata, dhe një vizitor erdhi pa trokitur.
Ishte 11 qershor 2021. Jenny McCann u ul në kopshtin e shtëpisë së saj në veri të Londrës me vëllain e saj binjak, John Eyers, prindërit e tyre, Lyn dhe Derek, bashkëshortin dhe fëmijët e saj.
Ishte festa e 10-vjetorit të djalit të saj.
Xheni kishte gatuar mish qengji dhe “paratha”(ushqim libanez). Të rriturit gumëzhinin me gotën e verës në dorë, fëmijët me tortën e ditëlindjes.
Asaj nuk i kujtohet se si nisi debati për vaksinën kundër Covid-19.
"John filloi të thoshte gjëra vërtet të çmendura që nuk kishin kuptim," tha ajo. "Për mënyrën sesi njerëzit po e merrnin vaksinoheshin falas në McDonald's, dhe kishte formaldehid në të.
"Pjesa tjetër e familjes iu kthye kundër, duke nxjerrë telefonat e tyre për të kontrolluar faktet se çfarë po thoshte. Por ai ishte i bindur në fjalën e tij.
Ai vazhdoi të thoshte: Unë nuk do të jem një kavie eksperimenti.
Përfundimisht, ai bëri një shaka dhe ndryshoi temën, kjo ishte mënyra e tij për të qetësuar tensionin e situatës. "Ai bën shaka për gjithçka," tha Jenny.
Përveç argumenteve, ishte një darkë e mrekullueshme.
"John ishte në një formë shumë të mirë, i qeshur," tha Jenny. Ata shkuan për darkë në një restorant turk dhe luajtën me shigjeta në kopsht.
Binjakët që shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit pas ndarjes së detyruar nga pandemia. Asnjëri nuk e kishte idenë se do të ishte hera e tyre e fundit bashkë.
John dhe Jenny kanë lindur në Southport në vitin 1978. Si fëmijë, ata ishin plotësisht të kundërt. Jenny ishte mirësia vetë. John ishte paksa i djallëzuar, i dhënë pas sporteve, jo pas shkollës.
Pavarësisht dallimeve të tyre, ata kishin një lidhje të fortë.
“Kur ishim shumë të vegjël, ishim hijet e njëri-tjetrit”, tha Jenny. Pasi u rritën, ajo e dinte gjithmonë kur vëllai i saj gënjente, si atëherë kur i tha nënës së tyre se vrau shpatullën në një lojë në festën e Halloween-it. Në fakt, ishte rrëzuar nga biçikleta.
Jenny u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare për të shkuar në universitet, duke lënë pas vëllanë e saj. Ai punoi në biznesin e prindërve të tyre për një kohë, por nuk i pëlqeu, më pas iu bashkua trupës së striptizmit Chippendales, duke performuar në të gjithë Evropën.
Gjatë kësaj kohe, ai u bë baba injë djali, sot është 19 vjeç. Marrëdhënia me nënën e tij nuk funksionoi, por John ishte një baba i përkushtuar dhe i dashur. Pas i mbaroi shkëlqimi i tij si striptist, ai u kthye në Southport dhe filloi të punonte si specialist produktesh në industrinë e dyshemeve. Ai punonte për të vazhduar jetën, por sporti ishte ai që e përmbushte. John kishte qenë gjithmonë një atlet i talentuar.
Ai ishte në palestër, ku takoi mikun e tij më të mirë, Jonathan Cohen, 37 vjeç, topograf.
"Ai më dalloi në palestër dhe kështu nisëm të flisnim derisa u bëmë miq të ngushtë dhe më pas nisëm të dilnim çdo fundjavë bashkë.
John-in e gjeje në palestër që në orën 6 të mëngjesit.
Teksa ishte me pushime në Marbella në maj të vitit 2016, John-in e pyesnin gjithë kohës për regjimin që ndiqte.
Johny ishte i shoqërueshëm dhe argëtues. Atij i pëlqente të ishte jashtë, të punonte në një dhomë, të ishte karizmatik dhe të qeshte e të bënte shaka. Ai ishte një romantik i vjetër, por nuk u martua kurrë.
Që prej janarit, Johny luftoi me shëndetin e tij mendor. Kufizimet e kovidit e rëndonin shumë. Ai e urrente faktin se s’mund të shkonte në palestër, urrente faktin se nuk mund të shihte miqtë e tij.
Ai jetoi vetëm, pasi u nda me të dashurën për Krishtlindje dhe ndihej i vetmuar.
"Unë isha shumë e shqetësuar për të," tha Jenny. Më duhej ta telefonoja çdo ditë për t'u siguruar që ai ishte mirë. Gjyshja e tyre vdiq në mars. Kur e motra e pa atë në varrim, ajo u tmerrua. Ishte dobësuar kaq shumë.
Jonathan mendon se kjo është, pjesërisht, ajo që nxiti skepticizmin e mikut të tij ndaj kovidit.
Ai ishte i frustruar nga mënyra sesi privohej nga gjërat që bënte në jetën e përditshme.
Nuk donte një izolim tjetër apo të ishte në një situatë ku të mund të shihte njerëzit e tij të dashur.
John ndjeu se kovidi ishte i vërtetë, por se ishte mbivlerësuar nga autoritetet. Asnjë nga të njohurit e tij në Southport nuk ishte infektuar me kovid, ndaj mendonte se nëse infektohej, situata nuk do të ishte aq rëndë.
Nuk është se nuk do të vaksinohej. Por ishte keqinformuar. Për çfarëdo arsye, ai nuk do të dëgjonte çfarëdo mesazhi që dilte nga qeveria.
Sipas John, nuk duhet të jetojmë me frikë nga kovidi.
Në këtë supozim, ai nuk ishte plotësisht i gabuar. Ai kishte shumë pak mundësi të vdiste nga Covid-19, si një 42-vjeçar i shëndetshëm.Shkalla e vdekshmërisë nga Covidi për një 40-vjeçar pa sëmundje shoqëruese është rreth një në çdo 1,490 njerëz të infektuar.
Nëse është i infektuar, dikush që është i pavaksinuar ka 32 herë më shumë rrezik të vdesë nga Covid-19 sesa dikush që është vaksinuar. Ndërsa vaksinimi mbart një rrezik të efekteve anësore, ky rrezik është shumë më i vogël se rreziku i të qenit i pavaksinuar gjatë pandemisë. Nga 46.3 milionë njerëz të vaksinuar plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar, 77 kanë vdekur nga mpiksjet e gjakut që mendohet të jenë të lidhura me vaksinën antikovid.
"Ka një asimetri të madhe me rrezikun," thotë Dr Tom Stafford, një pedagog psikologjie në Universitetin e Sheffield.
“Nëse mund të largohesh nga gjërat që kanë probabilitet më të ulët, nuk e di se sa të rrezikshme janë ato derisa të jetë tepër vonë.
”Stafford përdor shembullin e drejtimit të makinës pa rrip sigurimi, shumicën e kohës do të jeni absolutisht mirë. Por nëse bëni një aksident, menjëherë situata përkeqësohet.
“E njëjta gjë vlen për vaksinën," thotë Stafford.
“Ka probabilitet që ju të infektoheni dhe të keni nevojë për shtrimin në spital. Por nëse vaksinoheni, atëherë do të shikoni benefitet e saj.
Stafford thotë se vendimet për vaksinimin, veçanërisht për Covid-in, janë disa nga më të vështirat që njerëzit duhet të marrin. "Llogaritja e rrezikut mund të jetë veçanërisht e vështirë në rrethana të caktuara," thotë ai. “Rreziqet ku ne nuk e shohim gjithmonë rezultatin, kështu që duhet t'u besojmë njerëzve.
Por pse dikush si John do të ishte i prirur të merrte informacionin e tij për pandeminë nga ndikuesit e rrjeteve sociale dhe jo nga ekspertët shkencorë?
Në epokën e rrjeteve sociale, ne as nuk kemi nevojë të takojmë njerëzit të cilëve u besojmë aq shumë sa ekspertëve. “Kjo është arsyeja pse rrjetet sociale janë kaq të rrezikshme”, thotë Stafford.
“Sepse njerëzit ndajnë atë lidhje emocionale me persona që si kanë takuar kurrë. Por është një intimitet asimetrik. Mund të mendoj se e njoh atë vloger ose ata po flasin me mua. Por në të vërtetë ata po flasin me miliona njerëz.
Gënjeshtrat që John ia përsëriti familjes dhe miqve të tij gjatë muajve që çuan në vdekjen e tij janë truke të zakonshme në hapësirat kundër vaksinës në internet. Vaksina ka nivele të rrezikshme të formaldehidit në të, vaksina është eksperimentale, njerëzit po e marrin vaksinën falas vetëm në McDonald's.
"Gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë është të kuptojnë se platformat e mediave sociale janë mjedise shumë të pasigurta për të marrë informacione rreth një pandemie që mund tiu vrasë.
Keqinformimi mund t'iu vrasë.
John ishte një përdorues i madh i rrjeteve sociale.
Herë pas here, Jenny e sfidonte të vëllanë për përmbajtjen e postimeve të tij rreth Covid-19. Kur ai ishte në shtëpinë e saj, ajo i tha se kishte kaluar shumë kohë në telefonin e tij.
John doli pozitiv ndaj kovidit më 29 qershor. Deri më 3 korrik, ai nuk ishte mirë. Amy, gruaja që së fundmi ishte bërë e dashura e tij, e detyroi të njoftonte ambulancën. Më vonë, po atë ditë, ai u dërgua në spitalin Southport & Ormskirk me ambulancë.
John kishte shumë temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekët e vunë në terapi intensive, ndërsa më 4 korrik ai ishte zgjuar duke vjellë gjak.
Më 6 korrik, Jenny ishte në supermarket kur e pushtoi një ndjenjë paniku.
Ajo u largua pa bërë pazarin. Atë pasdite, mori një telefonatë. John ishte në spital dhe ajo u nis menjëherë. Qau gjithë rrugës.
“Mos i lër të heqin dorë nga unë”. Ishte mesazhi i fundit që mori nga binjaku i saj.
Në mëngjesin e 27 korrikut, familja e John-it mori telefonatën që i frikësonte. Ai po vdiste, ata duhet të shkonin menjëherë në spital. Ata vrapuan për në spital, por ai ishte stabilizuar në kohën kur mbërritën. Stafi u tha të shkonin në shtëpi dhe thanë se do të telefononin përsëri nëse kishte ndonjë ndryshim.
Rreth një orë më vonë, përsëri një telefonatë. Familja shkoi me nxitim dhe sapo mbërritën, Jenny dëgjonte alarmin që vinin nga dhoma e të vëllait
"Nuk mund të ndaloja së dridhuri," thotë ajo.
Ata vrapuan në dhomën e tij, por ai sapo kishte vdekur. Njeku i Jenny-it ra të tokë, nëna e tyre qante, stafi qante, të gjithë po qanin sepse nuk mundën ta shpëtonin. Ai ishte shumë i ri.
Si e shpjegoni faktin se një burrë 42-vjeçar me aftësi të jashtëzakonshme vdiq nga një sëmundje që zakonisht mendohet se prekte të moshuarit ose ata me sëmundje shoqëruese?
"Gjenetika ka më shumë kuptim," thotë Dr Guillaume Butler-Laporte, një epidemiolog gjenetik në Universitetin McGill. Butler-Laporte është pjesë e një programi kërkimor global për të analizuar gjenomet e më shumë se 100,000 njerëzve me Covid-19, në një përpjekje për të kuptuar pse disa njerëz janë prekur më rëndë se të tjerët.
Kur filloi kërkimin e tij në mars të vitit 2020, Butler-Laporte nuk priste shumë rezultate.
“Ne menduam se Covid-19 do të prekte të gjithë, por do të ishte më i keq për të moshuarit dhe jo aq i keq për të rinjtë por rezultatet në fund ishin shokuese.
Butler-Laporte dhe kolegët e tij zbuluan se njerëzit me variante në deri në një duzinë vendndodhjesh në gjenomin njerëzor ishin në rrezik më të lartë të zhvillimit të Covid-it të rëndë, nëse ata ishin mjaft të pafat për t'u infektuar me virusin. Njerëzit me variante vetëm në rajonin e kromozomit 3 kishin dy herë më shumë gjasa të zhvillonin kovid të rëndë sesa dikush pa atë mutacion gjenetik. Mutacionet e kromozomit 3 barten në rreth 10% të njerëzve me prejardhje evropiane, që do të thotë se njerëz të tillë kanë një shans 10% për të qenë dy herë më të ndjeshëm ndaj infeksionit të rëndë të kovidit.
"Nuk ka dyshim se ka një bazë gjenetike për këtë," thotë Butler-Laporte. “Për sa i përket faktit nëse gjenetika është më e rëndësishme se faktorët e tjerë, si mosha, nuk do të doja të komentoja. Por është e qartë se ka faktorë të tjerë përcaktues të sëmundjes së rëndë dhe gjenetika është një prej tyre.” Ai është pothuajse i sigurt se John i përshtatet profilit të dikujt me një variacion gjenetik që e bëri atë më të prekshëm ndaj Covid-it të rëndë. “Është e pamundur të dihet konkretisht se çfarë gjenesh mbante, por ka shumë mundësi që ai të kishte këtë predispozitë gjenetike”, thotë Butler-Laporte.
Pa e ditur John-i, trupi i tij ishte gati të reagonte me shpejtësi ndaj kovidit.
“Po të ishte vaksinuar, rasti më i mirë do të ishte që ai të zhvillonte imunitet sterilizues, që do të thotë se, kur virusi prekte mukozën e hundës, ai kapej nga antitrupat dhe nuk krijonte kurrë një infeksion,” thotë Dr Tom Lawton, një mjek infeksionist.
Virusi infektoi qelizat e tij, duke u shumuar në trupin e tij. Ai përfundimisht arriti të fshijë virusin, por më pas sistemi i tij imunitar shkoi në mbingarkesë. “Virusi duket se vendos diçka në trup dhe dëmi vjen prej andej”, thotë Lawton. "Nuk do të kishte ndodhur nëse virusi nuk do të ishte atje."
Të parat u prekën mushkritë e tij. "Do të ketë pasur formim të mpiksjes së gjakut, si dhe një trashje të membranës që ndan ajrin dhe gjakun në mushkëritë e tij," thotë Lawton. Si rezultat, gjaku nuk mund të çonte oksigjen të mjaftueshëm në organet e John-it.
Mjekët e trajtuan atë me steroide, për të ulur reagimin e tij imunitar. Por kjo bëri që John-i të prekej më lehtë nga infeksionet bakteriale dhe kërpudhore. Kështu iu zhvillua infeksion në mushkëri. Mëlçia dhe veshkat e tij filluan të humbasin funksionin e tyre, duke shkaktuar që mbetjet të grumbullohen në gjakun e tij.
Mjekët e vunë atë në dializë për të pastruar toksinat, por deri në këtë pikë shumë prej organeve të tij po dështonin dhe ai kishte nivele të ulëta oksigjeni. Ai shpenzoi një përpjekje të pakonceptueshme metabolike për të qëndruar gjallë.
Përfundimisht, John-i e shteroi rezervën e tij fiziologjike. Trupi i tij ishte i privuar nga oksigjeni dhe i lodhur. Zemra e tij pushoi së rrahuri dhe ai vdiq.
Para se të vdiste, Johni i tha mjekut që e trajtonte se sa shumë ishte penduar që nuk ishte vaksinuar.
Ai tha: "Pse nuk u vaksinova? Pse nuk e bëra? Pse nuk dëgjova?”
Për këtë arsye që familja e tij ka pranuar të tregojë historinë e tij. "Ai ndoshta nuk do të kishte vdekur nëse do të kishte marrë vaksinën," thotë Jenny. “Është vërtet shumë e thjeshtë. Ai mori një vendim të keq. Të gjithë marrim vendime të këqija gjatë gjithë kohës. Dhe ai pagoi çmimin fatal për të. Është kaq e padrejtë.”
Jenny thotë se thjesht dëshiron që njerëzit të vaksinohen dhe, nëse kanë dyshime, të marrin këshilla mjekësore,jo këshilla nga interneti. Dhe të kuptosh se Covid-19 është brutal. Është thjesht brutal.
Ajo po përpiqet të përshtatet me jetën pa vëllain e saj. Si mund të jem binjake pa një binjak?
Në funeralin e John-it, më 16 gusht, Jonathani mbajti një fjalim.
Ai foli për atë festën në Marbella në vitin 2016. Ata kaluan një ditë duke pirë shampanjë në plazh, duke qeshur, duke u argëtuar. Ndërsa dielli perëndoi, një panoramë u formua në det.
Kështu i pëlqen Jonathan-it të kujtojë John-in. Të përcëlluar nga dielli, të dehur.
Të mbushur me dashuri për njëri-tjetrin. Nata po afron dhe Jonathan-i kthehet nga shoku i tij më i mirë dhe i thotë, do të vazhdojmë? Dhe John-i thotë: sigurisht./M.M-dritare.net