Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë materniteti "Mbretëresha Geraldinë"!

Ja si do të jetë materniteti "Mbretëresha

Projekti i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të jetë një investim i cili ruan godinën historike dhe rindërton nga themelet shtesën e dëmtuar nga tërmeti.

Ky maternitet po rikonstruktohet dhe zgjerohet dhe është projekti më i madh që koha e Italisë.

Ajo që po ndodh është:

-Do të prishet shtesa e maternitetit që do të bëhet e re, sepse shtesa e dëmtuar nga tërmeti ka dalë e pariparueshme me akt të institutit të ndërtimit.
– Godina e vjetër ruhet plotësisht (riparohet)
– Rriten kapacitetet me 50%
– Ndërtohet qendra e parë e prematuritetit në Shqipëri

Godina e vjetër do të rikonstruktohet dhe do të jetë si më poshtë:

Ja si do të jetë materniteti "Mbretëresha

Shtesa e mëvonshme (e dëmtuar nga tërmeti) që po rindërtohet do të jetë edhe ajo me të njëjtin model si godina historike. Me anë të këtij projekti do të rriten me 50% kapacitetet e maternitetit. Materniteti i vjetër i Tiranës pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2021.

Nga ana e saj, drejtoria e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, përmes një statusi në "Facebook", shkruan se "Fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për ne si staf mjekësor, por së pari për kujdesin dhe shërbimin dinjitoz për nënat e reja dhe të porsalindurit. Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të spitalit tonë, ruan autenticitetin e godinës historike dhe rindërtohet e zgjerohet shtesa që ishte dëmtuar nga tërmeti. Sqarojmë se, pjesa e shembur që do të ndërtohet nga themelet ishte jashtë funksionit që prej tërmetit të shtatorit, e shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, sepse nuk kishte siguri për shkak të dëmtimeve dhe ishte e rrezikshme për të punuar dhe për të mbajtur aty nënat dhe të porsalindurit. Ndërsa godina kryesore do rehabilitohet, do të ruhet fasada dhe gjithë elementet historike. Ky është një projekt i shumëpritur për ne si staf mjekësor, pasi do të sigurojë kushte dinjitoze për nënat e reja dhe fëmijët që vijnë në jetë në maternitetin tonë." - Drejtoria e Spitalit "Mbretëresha Geraldinë". Kujtojmë se prishja e objektit ka filluar paraditen e të shtunës, më 20 mars 2021, ndërsa në hyrje të maternitetit është vendosur projekti i ndërtesës së re./M.M-dritare.net

Ja si do të jetë materniteti "MbretëreshaJa si do të jetë materniteti "MbretëreshaJa si do të jetë materniteti "MbretëreshaJa si do të jetë materniteti "Mbretëresha