
Ja si do të duket shëtitorja pranë lumit Drin në Lezhë pas transformimit!
E Premte 13 Janar 2023, 14:02
Dritare.net
Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga transformimi i shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin në Lezhë. Ko shëtitore i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.
"Në Lezhë, jemi gati për të nisur nga puna të hënën, për transformimin e shëtitores dhe lulishtes pranë lumit Drin, e cila krahas hapësirës së dedikuar për qytetarët, do të jetë edhe në shërbim të turizmit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut që ndodhet përballë saj, dhe që përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.",shkruan Rama./M.T/dritare.net

















