
Ja data që propozon PS për zgjedhjet e 2025!
E Hënë 25 Nëntor 2024, 12:12
Dritare.net
Presidenti i vendit Bajram Begaj është takuar sot me përfaqësues të partisë socialiste në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve parlamentare të 2025. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste ishin Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi.
"Propozuam datën 11 maj. T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve" tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Më herët Kreu i Shtetit ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive të tjera opozitare të cilat kanë kërkuar datën 4 maj për zgjedhjet. Partia demokratike, nuk ka pranuar të jetë pjesë e konsultimeve për datën e zgjedhjeve./L.F-dritare.net

















