
Iu sekuestrua pasuria, reagon Kristian Boçi: Kurrë nuk i kam hyrë në hak vendit tim!
Dritare.net
Kristian Boçi ka reaguar në rrjetet sociale, pasi prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro, pasi nga hetimet, rezulton se ky i fundit ka qenë i lidhur me një grup kriminal droge.
Në reagimin e tij, Boçi mohon të jetë përfshirë në vjedhje apo pastrim parash, siç akuzohet nga prokuroria.
“Zoti nuk na sjelle rastësisht ne një Komb. Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska. Kurrë si kam hy ne hak vendit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një lloj gjëje që cenon ligjin e vendin tim. E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj unë ty. Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë.
Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë”, shkruan Bocci./M.K-dritare.net

















