Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO ndalon live gjyqin “Partizani”, dëshmon Balla; Malltezi në sallë, Berisha mungon

GJKKO ndalon live gjyqin “Partizani”, dëshmon Balla; Malltezi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e mediave për transmetim live të seancës për aferën “Partizani”, duke lejuar vetëm pjesën teknike në fillim. Në sallë ishte i pranishëm Jamarbër Malltezi, ndërsa Sali Berisha mungon pasi ndodhet në Zagreb për një samit të partive të djathta.

Seanca e sotme parashikon dëshminë e 8 personave, mes tyre edhe Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit, si dhe ish drejtues të klubit “Partizani”. Balla deklaroi se i qëndron kallëzimit, duke e cilësuar çështjen si “rast tipik korrupsioni të zyrtarëve të lartë”.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla teksa është paraqitur në GJKKO në një komunikim me gazetarët, Balla tha se i qëndron kallëzimit të tij, ndërsa theksoi se të gjithë politikanët duhet të mbështesin punën e drejtësisë së re që po çmonton korrupsionin shumëvjeçar.

"Unë besoj se shqiptarët sot kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia është një institucion që po forcohet dita-ditës, ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet që mbështesin drejtësinë, punën e SPAK, të cilët po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri. Që nga viti 19912 kur shqiptarët bënë shtetin e parë, Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europws se sot. Arsyeja është reforma në drejtësi, që ka kthyer besimin tek drejtësia. Pritshmëria jonë që të mbyllim negociatat brenda 2027-ës është e vërtetë.

A i qëndroj kallëzimit tim? Këta që i ke në bankë të akuzuarve kanë kallëzuar për shpifje në 2012. Këtij kallëzimi i qëndroj fjalë për fjalë, rasti tipik i korrupsionit të zyrtarit të lartë".

Në seancën e kaluar është pranuar edhe kërkesa për të thirrur si dëshmitar Edi Rama, lidhur me rolin e tij si ish-kryebashkiak i Tiranës në ndryshimin e destinacionit të truallit./L.F-dritare.net