GJKKO, lë në fuqi vendimin me 3 vite burg për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha!
Dritare.net

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 11.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 42 akti, datë 10.05.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Bledar Petani, Sajmir Petani, Gazmi Nezaj, Altin Skëndaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi dhe Trëndafile Frangu, kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Enkeleida Hoxha., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.
– Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enkeleida Hoxha, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Heqjen e së drejtës së të pandehurës Enkeleida Hoxha për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal./Xh.Xh/dritare.net