Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin

Janë gjetur thika dhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit që vrau Martin Canin. Ato janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër Rrugës së Elbasanit.

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 18 nëntorit 2024 në pranë shkollës 9-vjeçare 'Fan Noli' ku mësonin të dy fëmijet./K.C/dritare.net