Futbollisti humbi jetën 32 vjet më parë, sot akuzohet ish e dashura për vrasje!
E Martë 21 Shtator 2021, 12:12
Dritare.net
Ish e dashura e futbollistit italian, Donato Bergamini i cili humbi jetën më 18 nëntor 1989 në një aksident në autostradë, Isabella Interno akuzohet për bashkëpunim në vrasje me paramendim, 32 vjet pas aksidentit.
Në fillim u tha se ishte një aksident, ndërsa shumë vite më vonë, në 2017, u provua dhe u konfirmua se futbolliste ishte mbytur para se të përfundonte poshtë kamionit. Ish e dashura e tij dhe shoferi i kamionit, akuzohen për vrasjen e tij, pas 32 vjetësh. Dyshohet se ajo e ka droguar dhe më pas e ka vrarë. Sipas prokurorisë, kjo ka ardhur pas ndarjes së çiftit. /M.M-dritare.net