Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kush është Xhesika Malaj, 16-vjeçarja që u vra nga i ati në Itali!

Foto/ Kush është Xhesika Malaj, 16-vjeçarja që u vra nga i

Një vajzë shembullore, e përkushtuar ndaj studimit dhe shumë e lidhur me nënën e saj. Kështu përshkruhet Xhesika, vajza 16-vjeçare e goditur me thikë për vdekje natën mes 6 dhe 7 majit në Torremaggiore nga babai kur u përpoq që të mbrojë nënën e saj, e plagosur dhe e shtruar në spitalin e Foggia.

Taulant Malaj, 45-vjeçari shqiptar, vrau edhe një tregtar 51-vjeçar nga Foggia, pasi dyshonte se ai kishte një marrëdhënie me gruan e tij.
Xhesika ishte një vajzë e shkolluar dhe studionte shumë, nuk i kishte dhënë kurrë probleme familjes. Një vajzë, – thotë një zonjë që e njihte- gjithmonë me buzëqeshje në buzë dhe shumë e lidhur me nënën.”Foto/ Kush është Xhesika Malaj, 16-vjeçarja që u vra nga i

Pak më parë në profilin e shkollës ku studionte Xhesika, në Facebook, drejtoresha Carmine Collina ka shkruar një mesazh ngushëllimi në emër të të gjithë institutit. “Instituti Fiani-Leccisotti, në unison me USR Puglia dhe UST të Foggia shpreh dhimbje për lajmin e tmerrshëm të humbjes së studentes Xhesika Malaj, një vajzë e shkollës dhe komunitetit tonë njerëzor. Në këtë hutim dhe emocion të thellë, nxënësit, mësuesit dhe familjet ftohen të marrin pjesë me respekt dhe përgjegjësi.”, thuhet ndër të tjera në postim./K.C/dritare.net