
Debat në Kuvend, Berisha: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!
E Enjte 26 Qershor 2025, 10:10
Dritare.net
Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit.
Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozita ndonëse plotëson çdo kriter, Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita, kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtime pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet për shkak se ka qene i dënuar politikisht. Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojnë dhe ta mbyllim sot këtë punë. Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij./E.P-dritare.net

















