
Detajet nga krimi i rëndë/ Babai vrau vajzën dhe një 51-vjeçar në Itali, si ndodhi ngjarja!
Dritare.net
Një 51-vjeçar, Massimo De Santis dhe një vajzë 16-vjeçare u vranë me thikë mbrëmë në Torremaggiore, në zonën e Foggia. Vrasësi është babai i vajzës. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, tashmë i ndaluar nga karabinierët. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit, e cila tani ndodhet e shtruar në spital në Foggia.
Vajza u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i të atit, i cili donte ta vriste.
Si vdiq 16-vjeçarja e vrarë në Foggia nga babai i saj? Nga hetimet e para, motivi i krimit iu atribuua një lidhjeje të dyshuar mes 51-vjeçarit të vrarë, Massimo De Santis, dhe gruas së autorit. Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe siç mësojmë burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. Më pas, vrasësi i dyshuar do të hynte në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por vajza ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra. Gruaja arriti të shpëtonte dhe lajmëroi karabinierët. Kur ushtarakët mbërritën në vendngjarje, ndaluan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit pesëvjeçar. U gjet arma e vrasjes, një thikë kuzhine./K.C/dritare.net

















