
I doli para nënës, ta mbrojë. Babai, vret 16 vjeçaren shqiptare!
E Diel 7 Maj 2023, 12:12
Dritare.net
Një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, Taulant Malaj, ka vrarë vajzën e tij 16 vjeçare dhe një shtetas italian të moshës 51 vjeç, Massimo De Santis në Foggia, Itali. Malaj ka tentuar të vriste gruan e tij për motive xhelozie, ndërsa vajza 16 vjeçare ka ndërhyrë për të mbrojtur nënë e saj teksa është goditur me thikë për vdekje nga babai.
Gruaja e tij 39 vjeçare është plagosur dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e Foggia, në gjendje të rëndë, ndërsa autori është arrestuar.
45 vjeçari dyshohet se fillimisht ka vrarë 51-vjeçarin në shkallët e ndërtesës dhe më pas ka hyrë në shtëpi për të vrarë edhe gruan./ A.ZH-dritare.net

















