Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për një reformë reale!

Zgjedhjet, Celibashi: Duhet të nisë menjëherë puna për

Po mbahet eventi me temë “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”. Marrin pjesë kryekomisioneri Ilirjam Celibashi, kreu i SPAK Altin Dumani, ambasadori britanik Nick Abbott, drejtori i policisë Ilir Proda.

Kreu i KQZ kërkoi nisjen e punës për një reformë reale zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se pavarësisht progresit në zgjedhje, ka pasur shumë probleme që mund të adresohen me reformën e re. Ai theksoi se dy Rama dhe Berisha bënë një fushatë të ashpër me sulme kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa teksa u ndal te raporti paraprak i OSBE-ODIHT, ai kërkoi nisjen e punës për reformën.

“Krahas progresit kemi pasur shumë probleme. Dy liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale. Ulën besimin tek politika. Duhet të lexojmë raportin e ODIHR. Vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor për fushatë dhe avantazh të PS. Duhet të nisë menjëherë puna për reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Mazhoranca e cilësuar e PS të mos jetë pengesë për gjithëpërfshirje në këtë reformë”, ka deklaruar Celibashi.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal.

"192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi.", tha ai./E.P-dritare.net