Na ndiqni edhe në

Politikë

Avokati i Popullit, Balla i përgjigjet opozitës: Nuk keni dashur vetë ta votoni!

Avokati i Popullit, Balla i përgjigjet opozitës: Nuk keni dashur

Ministri Taulant Balla i përgjigjet opozitës e cila kërkon votim për kandidaturën e Avokatit të Popullit.

Balla tha se nuk ka pasur konsensus dhe theksoi se nuk mund të vijnë në senacë të kërkojnë një emër me këmbëngulje, por duhet të ulen dhe të ndërtojnë një proces.

“Nuk shkruhet asgjëkund që avokati i popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar që e kemi respektuar gjithmonë, vetëm në një rast të vetëm që erdhi për pasojë të një marrëveshje politike më 17 maj 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitietin e propozimit të një emri. Në të gjitha rastet e tjera ka pasur një proces, modeli më i mirë ka qenë ai i vitit 2012, kur grupi i PS në opozitë në atë kohë, jap një proces të hapur ku konkurruan një numër i konsiderueshëm kandidatësh dhe ka patur konsultim me grupin e mazhorancës për të rënë dakord me emrin. Ju nuk mund të vini, o ky o ramë e vdiqëm. Peleshi në mënyrë të përsëritur, Çuçi dhe unë u kemi thënë ejani të ndërtojmë një proces. Ju mund të sillni 4 kandidatura, hiqen 2 me propozim të mazhorancës dhe shkohet me dy kandidaturat e mbetur për t’u votuar. Mos harroni asnjëherë që kërkohen 84 vota, në këtë legjislaturë nuk janë. Nuk keni dashur vetë ta zgjidhni”, tha Balla./E.P-dritare.net